Plagosi prindërit me thikë, zbardhet dëshmia e djalit: Jam penduar, s’më pranojnë nusen

Kliko per me shume info

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me plagosjen e ndodhur sot në Durrës, ku një djalë së bashku me të fejuarën e tij kanë tentuar të vrasin babanë dhe nënën.

25-vjeçari në policia ka treguar të gjithë skenën se si ndodhi ngjarja dhe pse ai mori tentoi që të vriste prindërit.

Kliko per me shume info

“Kemi pas konflikte kohët e fundit. Disa faktorë ndikuan në prishjen e marrëdhënies mes meje dhe prindërve të mi. Së pari mollë sherri mes nesh ishte bere fakti qe unë isha i papunë dhe mbahesha me te ardhurat qe prindërit e mi fitonin nëpërmjet pensionit.

Se dyti është bërë shkak edhe fakti qe ata nuk pranonin te fejuarën time si nusen e tyre, e konsideronin të padenjë. Sot po shikonim ndeshjen mes Portugalia dhe Marokut kur nisa te grindesha me nenën time fillimisht, në gjaknxehtësi e sipër e qëllova disa herë me thikë. Ndërkohë u afrua edhe babai te cilin e qëllova dy herë dhe më pas u largova nga shtëpia. Jam penduar shume për këtë veprim fatal”, ka thënë i riu në polici.

Ai u arratis pas ngjarjes dhe disa orë më vonë, është vetëdorëzuar në Policinë e Durrësit bashke me nusen e tij. Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 14:45, në lagjen Nr.17/1.

25 vjeçari thanë burimet që ka bashkëpunuar edhe me bashkëshorten për të vrarë nënën dhe babanë.

I riu, djalë i familjes që ka origjinën nga Dibra./panorama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.