Përplasi për vdekje të moshuarin, arrestohet shoferja elbasanllie

Aktualitet

Një 48-vjeçare e identifikuar si Anila Dervishi, banuese në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan është arrestuar në flagracë nga policia.

Sipas bluve, 48 vjeçarja në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Balldren, duke drejtuar mjetin tip “Opel” me targa AA230TK, ka aksidentuar për vdekje Sokrat Bodurri, 61 vjeç, banues në fshatin Balldren, Elbasan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu në këtë aksident është plagosur edhe R.D., 76 vjeçe, banuese në lagjen “Qemal Stafa” , Elbasan, që ishte pasagjere në mjetin tip “Opel” dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT