Përdorni shumë letrën e aluminit në kuzhinë? Ja ç’po rrezikoni pa e ditur

Kliko per me shume info

Në përditshmërinë tonë letra e aluminit është bërë sa e domosdoshme aq edhe e pazëvendësueshme në gatim apo edhe në ushqimet që marrim me vete.

Kliko per me shume info

Mirëpo një përdorim kaq masiv mund të jetë shumë i rrezikshëm për organizmin tonë për shkak se alumini është nxitës i disa sëmundjeve.

Një prej tyre është sëmundja e Alzhaimerit, pasi alumini ngadalëson zhvillimin e qelizave të trurit duke bërë që njerëzit të harrojnë.

Sipas Agroweb ka të dhëna shkencore që provojnë se ka sasi të larta alumini në trurin e pacientëve me Alzhaimer dhe si të mos mjaftonte kjo të gjitha produktet që përmbajnë alumin, siç mund të jenë edhe produktet kozmetike rrisin rrezikun për kancer të gjirit.

Megjithatë pjesa më e madhe e enëve që përdorim për gatim kanë alumin, i cili përfundon në organizmin tonë.

Për këtë arsye këshillohet që personat të cilët vuajnë nga hekuri të gatuajnë në enë prej hekuri.

Ndërsa përsa i përket letrës së aluminit ajo çliron më shumë se ç’duhet alumin kur përdoret në gatim dhe kjo për shkak të temperaturës së ushqimit.

Gjithashtu edhe limoni apo domatja shkrijnë aluminin dhe e sjellin atë në pjatën tonë me shpesh se zakonisht.

Për këtë arsye këshillohet që letra e aluminit të shmanget sa më shumë për të qenë më të sigurt.

Në vend të saj mund të përdorni kalk kuzhine, napa ose letër dylli. Gjithashtu këshillohet që të përdoren sa më shumë enë qelqi për të ruajtur ushqimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.