PD-LSI bënë kërkesë për Teatrin, PS i akuzon se falsifikuan firmat

Kliko per me shume info

Kërkesa e deputetëve të PD dhe LSI ditën e sotme nuk është pritur mirë nga PS.

Ata i bënë një kërkesë Komisionit të Medias për një seancë dëgjimore nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për Teatrin Kombëtar.

Kliko per me shume info

Kjo kërkesë ishte firmosur nga 6 deputetë, përkatësisht nga; Albana Vokshi, Romeo Gurakuqi, Endri Hasa, Kejdi Mehmetaj dhe Shezai Rrokaj.

Ama Vilma Bello, deputete e PS-së, pohon se firma e Kejdi Mehmetaj dhe Shezai Rrokaj janë falsifikuar.

REAGIMI I DEPUTETES SE PS
Te nderuar deputete te Komisionit,

E nderuar kryetare e Komisionit,
Po shihja me interes dhe me vemendje kerkesen per:

Seancë dëgjimore me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, për informacion dhe shpjegime të mëtejshme në lidhje me projektligjin “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, ne godinen e Teatrit Kombetar (me kerkese te nje grupi deputetesh).

Besoj duhet te kete ndonje shkarje ne korrektesine e kerkeses, pasi firmat e dy prej deputeteve nuk ngjajne me te verteten e tyre. Ndoshta e keni bere kete prej ngutit te pashembullt qe keni treguar prej kohesh e ne vazhdimesi.
Uroj në reagimin tuaj distancues!
Me respekt

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.