Pas fitores së Zvicrës, sulmohet me thikë tifozi me flamurin shqiptar

Një shqiptar në Bazel është sulmuar me thikë nga persona të paidentifikuar pas fitores së Zvicrës me Serbinë. Mediat vendase raportojnë se një tifoz që mbante flamurin shqiptar u sulmua nga 3-4 persona të panjohur, të cilët dhunuan shqiptarin dhe më pas e qëlluan me thikë në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së premtes me të shtunën. I plagosuri u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sulmi ndodhi pas fitores së Zvicrës me Serbinë për Kupën e Botës, ku golat u shënua nga dy shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Kliko per me shume info

Zyra e prokurorit të Bazelit tha se autorët janë shpallur në kërkim. Policia ndërhyri menjëherë pas sulmit me thikë, por nuk mundi dot t’i kapë. Emri i shqiptarit të plagosur nuk është bërë me dije. Dyshohet se autorët kanë qenë shtetas serbë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.