Paguhesh më shumë se Fevziu dhe Çani? Turjan Hysko përgjigjet kështu

Showbiz

“Turi i Vizionit” nuk do të jetë më i tillë. Prej datës 1 qershor Turjan Hysko ka marrë frenat e një televizioni të ri, atë të Klan Plus. Ai do të drejtojë këtë ekran, të cilin sezonin e ardhshëm do ta sjellë krejtësisht të reformatuar. Prej 14 vitesh Turi ka qenë figura me të cilën “shtëpia” e Vizion Plus identifikohej, por tashmë ai do të nisë një aventurë të re.

Së bashku me Turin do të largohet edhe trupa e aktorëve të Apartamentit 2XL, të cilët vendosën ta ndiqnin moderatorin në sipërmarrjen e re. Në një intervistë për Panorama Plus, Turi është pyetur sa është rroga e tij, krahasuar me Fevziun, Çanin, Mamaqin, Gjebrean etj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Paguhem aq sa kam rënë dakord me Aleksandër Frangajn. Sa paguhen të tjerët, nuk kam interes ta di.”- është përgjigjur moderatori.

ME TE LEXUARAT