Operacioni në Klos, kapet 20-vjeçari me kokainë, e kishte bërë gati për shitje

Kliko per me shume info

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 20-vjeçar pasi i është gjetur një sasi kokaine të cilën do ta shiste në doza. Sipas të dhënave zyrtare, bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Klos, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Muzgu”.

Kliko per me shume info

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi Luan Boça, 20 vjeç, banues në Bulqizë.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit fizik që iu bë shtetasit Luan Boça, në një lokal në qytetin e Klosit, iu gjet e fshehur në trup një qese plastike brenda së cilës gjendej lëndë narkotike e dyshuar kokainë, i cili do ta shiste në doza.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike e dyshuar kokainë me peshë 22.75 gram
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të Narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.