Një shqiptar dëshmitari i vetëm në masakrën familjare në Caserta

Aktualitet

Një krim i rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30 në Teano, provinca e Casertas, ku një sipërmarrës agrar, Francesco Fioretti, gruaja e tij Angela dhe djali i tyre Felice janë vrarë me armë zjarri.

Ka shumë dyshime nga ana e policisë lidhur me ngjarjen, pa përjashtuar as krimin brenda familjes, me dyshimin se djali apo babai mund të kenë kryer një vrasje të dyfishtë e më pas vetëvrasje, ndonëse elementët në vendngjarje nuk e japin si shumë të mundshëm një variant të tillë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Familja Fioretti kishte një biznes të fuqishëm agrar, me shumë punonjës. Pikërisht një prej tyre, shqiptar, ishte ai që dëgjoi të shtënat dhe dha alarmin, duke kërkuar ndihmë në rrugë. “Dëgjova të shtëna", i tha një fqinji, i cili njoftoi menjëherë policinë.

ME TE LEXUARAT