Nis sezoni turistik, policia kontrollon bregdetin, ndëshkon mjetet lundruese

Aktualitet

Me nisjen e sezonit turistik dhe me shtimin e fluksit të pushuesve në të gjithë hapsirën e vijës bregdetare shtohen edhe mundësitë për shkelje të ligjit. Policia e Shtetit ka nisur një sëri inspektimsh për të kontrolluar sidomos vijen bregdetare. Në këtë kuader janë ndëshkuar me masa administrative 17 mjete lundruese.

Ja njoftimi i policise për këtë aksion:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Masat për sezonin turistik veror.Policia Kufitare bllokon dhe ndëshkon me masa administrative 17 mjete lundruese.

Gjatë fundjavës zv. Drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj ka inspektuar gjithë vijën bregdetare për të parë nga afër zbatimin e masave për krijimin e zonave të sigurta, ku pushuesit të kryejnë plazhin me qëllim mosfutjen brenda perimetrit të lejuar të motorëve të ujit, pajisjen e motorëve të ujit me certifikata, ngritjen e kullave të vëzhgimit, flamujve apo tabelave orientuese, bova dhe tapa për të bërë të dukshëm kufirin që ndan zonën e notimit të plazhistëve nga ajo e lundrimit të mjeteve lundruese, si dhe për të njoftuar pushuesit për zonën ku notohet pa rrezik.

Në kuadër të masave të marra nga ana e Policisë së Shtetit për rritjen e sigurisë së pushuesve gjatë sezonit turistik Veror 2018, gjatë muajit Qershor janë bllokuar dhe ndëshkuar me masa administrative nga Policia Kufitare nga Shëngjini deri në Sarandë 17 mjete lundruese, nga të cilat, 1 gomone dhe 16 motorë uji, pasi kanë rezultuar pa dokumentacion përkatës.

Shërbimet e Policisë Kufitare, të Delta Forcë, FNSH, të Policisë Rrugore, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme kanë nisur shërbimin në të gjithë vijën bregdetare për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe për t'ju ardhur në ndihmë pushuesve në rast nevoje.

Shërbimet e Policisë janë të alternuara nga toka dhe nga deti, ku mjetet lundruese të Delta Force dhe Policisë Kufitare kontrollojnë mjetet lundruese si dhe motorët e ujit për dokumentacionin përkatës që duhet të kenë për të dalë në det. Ndërkohë përgjatë vijës bregdetare nga toka, punonjës policie me biçikleta patrullojnë në zonat ku pushuesit kanë filluar plazhin.

Policia Rrugore e mbështetur nga Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme, por edhe nga FNSH apo Delta Force, janë të shtrira në të gjitha akset në shërbim të pandërprerë me qëllim krijimin e lehtësive në qarkullimin e mjeteve.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2183416971944662/

ME TE LEXUARAT