Në pritje të CAS-it, UEFA zgjedh Kukësin, lë jashtë Skënderbeun

Sport

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ende nuk ka dhënë një përgjigje për rastin e dënimit të Skënderbeut, por ndërkohë në skuadrat pjesëmarrëse të Champions-it këtë vit, përfaqësuesi i vetëm shqiptar është Kukësi.

Sipas faqes zyrtare, skuadra e renditur e dyta në Kategorinë Superiore do të jetë në turneun elitar kontinental.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Klubi i Skënderbeut bën të ditur se ende nuk ka një vendim zyrtar nga CAS-i në lidhje me dënimin e skuadrës korçare për shkak të rolit të saj në trukime.

Sipas klubit korçar, kampion i Shqipërisë, UEFA nuk do të vendosë ekipin shqiptar pjesëmarrës pa pritur verdiktin e CAS-it në ditët në vijim.

ME TE LEXUARAT