Ndezi zjarrin për të djegur tokën, fieraku i 'bën hatanë' gjithë fshatit
Një 47-vjeçar në Fier ka rënë në prangat e policisë pasi ai ka ndezur një zjarr në tokën e tij, por më pas flakët janë përhapur dhe ka djegur dhe urën e fshatit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Njoftimi i plotë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin: -Mentor Hatia, 47 vjeç, banues në Kallm, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi duke djegur mbeturina te toka e tij, ka djegur edhe urën me basarela e cila kalonte mbi lumin Seman dhe lidhte fshatin Belinë me fshatin Kallm.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga Neni 151 i Kodit Penal.