Mjeku i njohur jep alarmin: Në Shqipëri do të përhapet kjo sëmundje, ka simptoma të ngjashme me fruthin

Soft

Mjeku i njohur Tritan Kalo, ndan shpesh me ndjekësit e tij të rejat e fundit nga fusha e shëndetit.

Kësaj here, mjeku ka ndarë disa foto të një sëmundjeje të njohur ndryshe si “sëmundja e pestë”, e cila sipas Kalos ka të njëjtat simptoma si Fruthi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mjeku shton se sëmundja po qarkullon në Shqipëri dhe ka është pjesë e sëmundjeve që kthehen virale.

Reagimi i plotë:

RIKUJTESË: Ndërkohë me Fruthin, Varicelën, Sëmundjen dorë-këmbë-gojë (HFMD), është edhe Sëmundja e pestë (“Fifth disease”, “Exanthema infectiosum”, “Slapped cheek disease”) e shkaktuar nga Parvovirus B19, e cila po qarkullon krahas tre sëmundjeve të tjera në vendin tonë , një sëmundjeve ekzantematike virale kryesisht me karakter tejet beninj, në ecurinë e saj …. Ekipi i kolegëve të ISHP-së, i cili merret me këto sëmundje, besoj se edhe ne këtë rast ndan të njëjtin mendim me mua, sikundër edhe ka ndarë në rastet e tre sëmundjeve të mësipërme.

Arsyeja sepse po i postoj fotot e mëposhtme është më se e thjeshtë, kolegët mjekë në veçanti por edhe prindërit, duhet të kenë njohuri për këtë dukuri të shëndetit tonë publik si dhe qarkullimin e kësaj sëmundje në vendin tonë. Sëmundja e pestë mjaft lehtazi konfondohet si me Fruthin po ashtu edhe me Varicelën, të cilat kanë qenë jo pak të ndeshura në praktikën tonë klinike të këtyre muajve të fundit. Të mësuarit apo të rifreskuarit e njohurive mjekësore është një dukuri e përditshme.

ME TE LEXUARAT