Mjekët të frikësuar: Pasta e dhëmbëve shkakton diabet

Sipas një studimi, një kimikat i zakonshëm i cili zbardhon ushqimet, barnat, letrën apo pastën e dhëmbëve mund të shkaktojë diabet të tipit të 2- të.

Kristale të dioksidit të titanit (përdoret gjerësisht në ushqim dhe kozmetikë për bardhësinë e tij karakteristike) janë gjetur në pankreasin e shumë personave diabetikë. Dioksidi në fjalë nisi të qarkullonte në mesin e viteve 1900 për të zëvendësuar ngjyruesit toksikë me bazë plumbin në aktikujt e shtëpisë: bojëra, objekte plastike etj.

Kliko per me shume info

Shkencëtarët thonë se që nga viti 1960 janë prodhuar rreth 4 milionë ton dioksid titani dhe që nga viti 1970 rastet e diabetit të tipit 2 janë katërfishuar. Kështu ekspertët shprehen se përdorimi i këtij ngjyruesi mund të jetë një nga faktorët kryesorë të këtij lloj diabeti. Grimcat e tij duke u tretur në ushqim ose pije hyjnë drejtpërsëdrejti në qarkullimin e gjakut shkruan Daily Maily.

Shkencëtarët në Austin, Texas thonë se grimcat mund të dëmtojnë pankreasin duke provokuar një përgjigje imune nga qelizat e bardha të gjakut, që shkaktojnë inflamacion dhe vrasin qelizat e shëndetshme të organit konkret. Kjo do të thotë se trupi nuk mund të rregullojë siç duhet nivelet e sheqerit në gjak, gjë që rrit rrezikun nga sulmet në zemër, dëmtimin e veshkave apo problemeve me shikimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.