Sulmoi Mirush Kabashin, deputeti shpërthen ndaj Culit: Ordiner, kumarxhi, i paaftë…

Kliko per me shume info

Prej ditësh aktorët ka zhvilluar protesta para godinës së teatrit për të kundërshtuar prishjen e tij. Ndër ata që është shprehur mjaft ashpër për këtë është edhe aktori i madh Mirush Kabashi.

Ky i fundit hodhi akuza edhe për Drejtorin e Teatrit Kombëtar Hervin Çuli në emisionin “Studio e Hapur”.

Kliko per me shume info

Ndërkohë Çuli ka reaguar ashpër lidhur me këtë duke e sulmuar aktorin Kabashi. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Çuli shkruan se Mirush Kabashi ka 15 vjet në teatër dhe ka luajtur vetëm një herë rol.

Të shumta kanë qenë reagimet ndaj Çulit pas kësaj deklarate. Deputeti i PD Luçiano Boçi e cilëson një “kumarxhi, të papaftë e të korruptuar” drejtorin e TK.

REAGIMI I PLOTË:

Edi Rama shfaqet si burracak, kur ndërsen Hervin Çulin kundër Artistit të Merituar dhe Nderit të Kombit Mirush Kabashi.

Është e dënueshme dhe e papranueshme gjuha prej ordineri që kumarxhiu publik Çuli, përdor ndaj artistëve më të njohur, të cilët po refuzojnë korrupsionin gjigand te dyshes Rama – Veliaj, për të cilin po bëhet kurban shembja e Teatrit Kombëtar!

Duke vënë në skenë Apologjinë për Edi Ramën, Hervin Çuli, ky drejtor i korruptuar, i paaftë dhe servil ka marrë përsipër të hedhë baltë mbi çdokënd që del kundër Edi Ramës, por harron se siç thotë Viktor Hygo, kur diktatura është fakt, revolucioni është e drejtë e qytetarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.