Ministri serb i Mbrojtjes ne alarm: Vetëm kjo lëvizje pengon krijimin e “Shqipërisë së Madhe”

Kosovë&Rajon

Krijimi i Shqipërisë së Madhe siç serbët e përkufizojnë bashkimin e trojeve shqiptare duket se do të piqen ta pengojnë me ndarjen e Kosovës. Sipas ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin ndarja si një zgjidhje e problemit me Kosovën, është vetëm njëra nga idetë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Shqipëria e Madhe duhet të ndalet në Kosovë. Përndryshe ndalja e destabilizimit në rajon nuk do të ishte e mundur”, tha Vulin. Sipas tij, ndryshimet e kufijve në Ballkan kurrë nuk do të mund të bëheshin pa përkrahjen e shteteve të mëdha.

“Kurrë nuk ndryshojnë kufijtë pa përkrahjen e fuqive të mëdha. Por në qoftë se ata kujdesen për paqe të qëndrueshme në Ballkan, dhe të vendosin kufij të qartë. Atëherë do të ndalohej Shqipëria e Madhe”, thotë ministri kontravers serb.

Por, ai e ka theksuar përsëri që këto janë vetëm qëndrime të tij personale. Vulin thotë se qytetarët e Serbisë do të duhet të deklarohen për zgjidhjen e problemit me Kosovën. “Kur më pyesin si e sheh situatën në rajon, atëherë shihet se situate është e paqëndrueshme. Ndryshimet e qeverisë, vendet e varfra, faktorët e jashtëm, dhe nacionalizmi i fundit që është në kuptimin e keq për serbët”, thotë tutje Vulini.

Sipas ministri serb, Evropa duhet të reagojë për deklarata e Edi Ramës për një president mbarëkombëtar te shqiptarët. “Që atëherë ka heshtje, ata nuk e kuptojnë se ka qarqe politike që e duan Shqipërinë e Madhe. Ky është rreziku më i madh”, përfundoi Aleksandar Vulin. Ndarje të Kosovës si zgjidhje me Serbinë, kanë paralajmëruar edhe zyrtarë tjerë serbë, të cilët e shohin këtë opsion si fitore për ta.

ME TE LEXUARAT