Metoda të thjeshta dhe efikase për të trajtuar venat e zgjeruara në ngjyrë blu

Soft

Me kalimin e viteve trupi i njeriu ndryshon dhe diçka që mund t’i ndodhë venave është që këto të fundit të përdridhen, të zgjerohen apo të çahen duke krijuar të ashtuquajturat venat varikoze apo venat merimangë!

Ato jo vetëm që janë mëse të dukshme në ngjyrë blu apo jeshile, por janë edhe të dhimbshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Chicago Vein Institute më shumë se 40 milionë amerikanë vuajnë nga këto të fundit. Më shumë se 48% e njerëzve në moshën e mesme vuajnë nga venat varikoze. Në ndryshim nga variçet këto vena të zgjeruara nuk shfaqen mbi sipërfaqen e lëkurës ndonëse janë shumë pranë sipërfaqes së lëkurës.

Sipas mjekëve variçet janë edhe më të rrezikshme sepse rrisin ndjeshëm rrezikun e mpiksjes së gjakut, ndaj trajtimi i tyre në kushte shtëpie do të parandalonte përkeqësimin e tyre.

Këto vena të zgjeruara shkaktohen nga një sërë faktorësh e këtu përfshijmë:

- Trashëgimia gjenetike

- Qëndrimi në këmbë për një kohë të gjatë (profesionet si: parukiere, infermierët, mësuesit, punëtorët e fabrikës etj.

- Obeziteti

- Ndikimet hormonale gjatë shtatzënisë, pubertetit dhe menopauzës

- Përdorimi i pilulave të kontrollit të lindjes

- Zëvendësimi hormonal i postmenopauzës (trajtimet me hormone)

- Mpiksjet e gjakut

Trajtimi i venave merimangë

Veç metodave të specializuara mjekësore që mund t’i zhdukin një herë e përgjithmonë këto vena nga lëkura juaj si (skleroterapia, trajtimi me laser ,mbyllja me radiofrekuencave etj) ekzistojnë disa përbërës natyralë që parandalojnë përkeqësimin e këtyre venave

Uthulla e mollës trajton venat me variçe në sajë të aftësisë së saj për të eleminuar depozitat e kalciumit në enët e gjakut.

Ajo që duhet të bëni është të masazhoni këmbët me uthull molle dhe brenda dy javësh do të vini re përmirësime.

Speci djegës.

Përbërësi aktiv i specit djegës capsaicin, përmirëson qarkullimin e gjakut ! Nëse vuani nga venat varikoza, provoni të bëni një paste nga përzierja e specit të kuq me lëngun e aloe veras dhe aplikojeni direkt në këmbët tuaj.

Hudhra redukton inflamacionin lidhur me venat me variçe. Ju mund të bëni një krem nga përzierja e hudhrës me karafil e pak alkool. Aplikojeni këtë krem në zonën e prekur nga variçet 4 herë në javë.

Majdanozi përmban shumë vitaminë C, vitamine e cila riparon venat dhe forcon kapilarët - strukturat që transportojnë gjakun në venat tuaja.

ME TE LEXUARAT