Meta flet për Xhakën e Shaqirin: Dy shqiponja që fluturuan në stadiumin e Kaliningrad

Kliko per me shume info

Presidenti Ilir Meta pas fitores së Zvicrës kundër Serbisë në Rusi, tha se kjo ishte një mbrëmje e jashtëzakonshme dhe se dy shqiponja sipas tij, fluturuan mbi stadiumin e Kalingradit në Rusi.

Zvicra fitoi me rezultatin 2-1 me Serbinë mbrëmjen e sotme.

Kliko per me shume info

Dy golat për kombëtaren e Zvicrës u shënuan nga futbollistë me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Presidenti Meta organizoi një “fun-club” me tifozë përpara ndërtesës së Presidencës, citon ora news.

Meta: Një mbrëmje e jashtëzakonshme, një fitore bindëse, me një kreshendo të paparë të Zvicrës dhe dy shqiponja që fluturuan në stadiumin e Kalingradit. Mendoj që Zvicra pavarësisht një fillimi problematik në 10 minutat e para e kontrolloi lojën dhe e përmirësoi mjaft dhe meritonte prej kohësh një situatë më të mirë. Goli i Xhakës ka qenë i jashtëzakonshëm, dhe më pas kemi një goditje të beftë të Shaqirit dhe më pas do të vinte goli i fitores. Si rezultat i gjithë rrjedhës së lojës në përmirësim të Zvicrës, dhe sigurisht që është një fitore të jashtëzakonshme, po të kemi parasysh që edhe Serbia është një ekip mjaft i mirë dhe sidomos ka lojtarë mjaft cilësor që luajnë me ekipe nga më të mirët.

1 COMMENT

  1. Shaqiri e Xhaka jane dy cuna qe punojne e jetojne normalisht dhe jane nje shembull i mire per Shqiptaret. Nderkohe Meta , presidenti i cnderuar eshte hajduti nr 1 ne Shqiperi. Ai lidh gje Meten me keta cunat????!!’nn

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.