Merret vendimi për gjyqtarin e Apelit, bëhet publik vlerësimi

Politikë

Ditën e sotme pritet të merret vendimi për gjyqtarin e Apelit, Ilir Toska, nëse do të konfirmohet apo jo në detyrë.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar vlerësoi se e gjen të papërshtatshëm ne detyrën e gjyqtarit, Ilir Tosken. Vlerësimi i këtij institucioni është bere publik ne seancën gjyqësore ne Kolegjin e Pavarur te Kualifikimit, i cili nga ana e tij e ka vlerësuar si te pabazuar këtë konkluzion te DSIK-se.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas raportit të lexuar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Toska ka një pasuri të paluajtshme, një apartament 83 metra katrore me vlere 80 mije euro në Rrugën “Ali Demi” në Tiranë.

Gjyqtari ka kërkuar rikonfirmimin në detyrë. “E konsideroj procesin e rregullt ligjor, te paanshëm, jam dakord me të, për ketë arsyeje kërkoj rikonfirmim”, është shprehur në seancë Toska.

ME TE LEXUARAT