Maroku i dhuron 3 pikë Iranit në Rusi 2018

Sport

Kombëtarja e Iranit arriti të merrte 3 pikë shumë të vlefshme në ndeshjen e parë të grupit B ndaj Marokut.

Edhe pse pothuajse gjatë gjithë ndeshjes nuk u pa në fushë, Irani arriti të shënojë golin e nevojshëm për tri pikët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Marokenët dominuan lojën, edhe pse rastin më të mirë për shënim e pati Irani në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Maroku kërkoi me ngulm golin e fitores, por ishte Irani që shënoi, pas një goditjeje dënimi në minutën e katërt shtesë.

Bouhaddouz shfrytëzoi më së miri topin e krosuar në zonë e dërgoi në portën e tij, duke lënë të shtangur shokët e ekipit.

ME TE LEXUARAT