Majlinda Bregu poston status kundër Lulzim Bashës

Politikë

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka reaguar me anë të një statusi të gjatë në rrjetet sociale, sot pas deklaratave të kreut të PD-së, Lulzim Basha, në Parlament në lidhje me negociatat e Shqipërisë me BE-në.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reagimi i plotë i Bregut.

“Shumekush e mban mend nje debat miqesor timin me Aldo Bumcin para 3 vitesh ne Parlament Europian teksa diskutohej per celjen e negociatave e anetaresimit te Shqiperise ne BE!

Shkaku i gjithe situates ishte qendrimi hipokrit i Lulzim Bashes. Nuk e ndante dot mendjen nese te votoje pro tekstit te PE ku perkrahej celja e negociatave, i jepte pike qeverise apo i hiqte pike opozites.

E njejta situate vazhdoi edhe keto vite. Pro apo kunder celjes se negociatave nuk mund te jete gjendja e ndermjetme mes gjumit dhe zgjimit te opozites se nga kjo dileme per tu percmuar, humbasin vetem shqiptaret.

Defaktorizimi i te vetmes garanci qe kane sot Shqiptaret, por edhe rajoni, – mosndaljen e perspektives te europianizimit te tyre,- eshte qasja me e rende per nje force politike, ne pushtet apo opozite qofte.

Nuk dua te merrem e t ‘i rikthehem qendrimeve te mia e konfliktit me Lulzim Bashen ndaj celjes se negociatave. Por, duke e pare dhe degjuar sot, m’u be me e veshtire se asnjehere te njihja partine ne qeverine e se ciles sherbeva shume vite me detyren e Ministrit te Integrimit Europian!

Me dukej si nje foles i ardhur nga rruga ne foltoren e Kuvendit! As nga rruga jo, se ne rruget e nje Shqiperie te 1000 halleve, zor se e gjen nje person qe te permbledhe tek vetja, kaq shume fodullek dhe kaq shume budallallek ne te njejten kohe!

Nuk dinte pse ishte aty. Nga vinte? Çfare thoshte? Kujt i fliste? Per cfare gezohej? Kujt i hidherohej? Per cfare ka lobuar e cfare po pret?!

Kryetari i Partise Demokratike te Shqiperise nuk mundet qe ne nje fjali me 10 fjale, tre i ka genjeshtra, dy i ka mashtrime, dy i ka sajesa dhe vetem tre i ka te verteta gazetash.

Nuk eshte normale per nje vend ku njerezit presin te shohin vizionin e te ardhmes tek opozita, qe kryetari i PD-se qe mbart historine dhe vizionin e asaj partie, qe edhe ne diten me te keqe s’ka qene asnje sekonde qesharake, si sot, te mos dije te ngrihet ne lartesine e shpreses se shqiptareve.

Edhe per mua qe nuk e kam vleresuar dot kurre Lulzim Bashen si te denje per te drejtuar PD,-ne, “allishverishi”i pandalur “tjeter ben e tjeter thua”,shto dhe shfaqjen e sotme ne parlament, eshte tallje e rendomte me te gjithe shqiptaret, qe edhe pse kombi nder me te vjetrit ne Ballkan ende i duhet te luftoje per te gjetur te ardhmen europiane kunder politikave anakronike e antihistorike qe thurin endrra me sulltanate.

Mbase e pashmangshme kjo qasje per nje personazh te shtatit te Lulzim Bashes, por jo per ata shqiptare qe i kane ende per zemer fatet e Shqiperise se vogel ne kete bote te trallisur.

Zoti e ruajt Partine Demokratike nga ambientim me idene se bufonada parlamentare e perjavshme e Lulzim Bashes, eshte opozitarizem i vertete!!!”

ME TE LEXUARAT