Lotët e Neymar shqetësojnë median braziliane

Kliko per me shume info

Nuk është normale të qash për ndeshjen e dytë të Kupës së Botës, shqetësohet gazeta më e madhe braziliane, “O Globo”, në faqen e saj në internet, pasi Neymar përfundoi në lotë, i ulur në gjunjë, pas përfundimit të ndeshjes Brazil-Kosta-Rika (2-0).

“Një ekip duhet të tregojë forcën mendore, jo brishtësinë e tij. Të sinqerta apo jo, lotët e Neymar janë shqetësuese”, thekson kjo media e fuqishme.

Kliko per me shume info

“Kjo ose është simptomë e ndonjë paqëndrueshmërie shqetësuese, ose një rikthim i narcisizmit që Neymar arriti ta kontrollojë shumë mirë gati gjatë gjithë ndeshjes”, shkruan e përditshmja braziliane, transmeton atsh.

Vendi i mbretit të futbollit vazhdon të jetë i traumatizuar pas lotëve të kapitenit Thiago Silva në botërorin 2014 në Brazil, pak para fillimit të 11-metërshave kundër Kilit në një të tetën e finaleve, ku ai refuzoi të marrë pjesë, si dhe pas humbjes historike 1-7 kundër Gjermanisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.