Kush e ka përgjuar Ben Blushi dhe çfarë fshihet pas takimit me gjyqtarin e njohur

Kliko per me shume info

Disa foto të shkrepura në një prej lokaleve në qendër të Tiranës dhe madje nje video e mare nga kamerat e sigurise ne lokalin qe ndodhet ne nje hotel te njohur prane ish selise se PD, tregonin një takim mes Drejtorit të Përgjithshëm të Top-Channel, Ben Blushi dhe gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani. Kaq mjaftoi që ish-kryeministri Sali Berisha të lëshoi ndaj Blushit akuza politike.

Berisha akuzon Ben Blushin se po ndikon tek gjyqtarët që kanë në shqyrtim gjyqin e pronësisë së Top Channel, mes Vjollca Hoxhës dhe ish-ortakëve të saj. Një prej emrave të trupës gjykuese është pikërisht edhe gjyqtari Ardian Dvorani. Sipas Berishës, Blushi takoi Dvoranin për t’i bërë presion, ndërsa është vetë gjyqtari i Gjykatës së Lartë i cili në një sqarim publik thotë se nuk është pjesë e trupës së Kolegjit në gjyqin e Top-Channel.

Kliko per me shume info

Megjithatë, konteksti tashmë merr një rrjedhë ndryshe, po të kemi parasysh se takimi i Blushit me Dvoranin është fiksuar nga kamerat e sigurisë së një lokali dhe jo nga një kamra amatore apo nga ndonjë përfaqësues i medias. Dikush nga salla e monitorimit të sigurisë së biznesit, ka kërkuar pamjet në serverin e kamerave, ka selektuar momentin e takimit, është kujdesur të garantojë privatësinë e klientëve të tjerë dhe më pas ka përdorur fotot Blushi-Dvorani në funksion të shigjetimit politik të gazetarit apo gjyqtarit.

Direktivat kanë qenë të qarta për ‘agjentin’ dhe informacioni i servirur gjithashtu ka qenë i saktë: Takimi Blushi-Dvorani ka ndodhur të enjten e 24 majit 2018, ora 18:04:41 sekonda, në bar-kafenë e një hoteli të njohur në qendër të kryeqytetit dhe ka zgjatur deri në orën 07:25:52 pasdite.

Dhe pyetja që lind është: Kush po e përgjon Ben Blushin? Përndjekja e tij vjen pak kohë pasi ka marrë pozicionin e rëndësishëm në Top-Channel, në një kohë kur prej disa muajsh, pas dështimit në zgjedhjet e qershorit të kaluar, u la në harresë. Dinamika, rrethanat, kërkimi dhe pamjet e nxjerra nga një kamera sigurie, flasin më shumë se një rastësi…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.