Lamtumirë Koko, ngordh gorilla që njihte gjuhën e shenjave dhe kuptonte 2000 fjalë
Kuptonte 2000 fjalë anglisht dhe kishte një kuotë inteligjence nga 75-95 pikë. Gorilla më e famshme më botë ka ngordhur në moshën 46 vjeçare. Njoftimi është bërë në Twitter nga Gorrila Foundation.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ngordhi në moshën 46 vjeçare gorilla Koko. Fliste gjuhën e shenjave angleze. Ajo ka lindur në kopshtin zoologjik të San Franciscos dhe Koko filloi të mësonte gjuhën e shenjave me doktoreshën Francise Patterson, si pjesë e Stanford University Project në 1974.
Në një komunikatë shtypi fondacioni kujton sesi aftësia e saj për të folur hapën mendjen dhe zemrën e miliona njerëzve.
‘Ishte shumë e dashur dhe do të na mungojë shumë’, thuhet në komunikatë.
Në 1978 National Geographic i kushtoi gorillës një kopertinë, ku shfaqej Koko teksa shihej në pasqyrë.
Më pas në 2014 ajo bëri sërish bujë kur qau pasi mësoi vdekjen e mikut të saj Robin Williams
Gorilla kishte një kuotë inteligjence (IQ) nga 75-95, kuptonte 2000 fjalë angleze. Të dhëna befasuese, duke pasur parasysh që IQ mesatare për njerëzit është 100 pikë.
Fondacioni njoftoi që do ta nderojë Koko me një aplikacion për gjuhën e shenjave, ku ajo do të jetë protagoniste. Aplikacioni do të mbledhë të ardhura për gorillat, fëmijët dhe projekte të tjera.