Kush është 17 vjeçari që u mbajt 3 ditë peng nga babai, zbulohet çfarë i kishte bërë

Kliko per me shume info

Ky që shihni në foto është Albert Duro, 17 vjeçari nga Berati, i cili u mbajt tre ditë penga nga babai i tij. Ditën e djeshme pas rreth tre orësh, policia e Beratit ka arritur të bindë një 42 vjeçar të dorëzohet, pasi kishte mbajtur peng prej tri ditësh djalin e tij 17 vjeçar.

Pas izolimit nga policia, burri është dërguar në spital pasi ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

Kliko per me shume info

42 vjeçari banues në lagjen “30 Vjetori” në Berat kërcënonte të birin 17 vjeçar, duke mos e lejuar të dilte jashtë. Miri Duro, mësohet se ka pasur kujdestarunë e djalit pas divorcit vite më parë nga gruaja, e cila është larguar nga banesa.

Burri mësohet se tre ditët e fundit kërcënonte me jetë djalin e tij, duke e mbajtur të izoluar brenda banesës.

Menjëherë, policia dhe forca të zjarrfikëses, kanë shkuar në apartamentin ku jetonte burri dhe kanë arritur të nxjerrin djalin.

Fëmija mësohet se ka qenë i frikësuar dhe ndaj tij është ushtruar dhunë psikologjike.

Burri qëlloi me tjegulla nga kati i dytë i banesës, ndërsa kërcënoi policinë, duke u hedhur copa tjegullash.
Nga lagje u larguan menjëherë mjetet e parkuara në anë të rrugës, ndërkohë që nuk lejohet lëvizja e banorëve në rrugë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.