‘Kur të rritesh do zësh mend’! Jul Deda nuk përmbahet ndaj Erion Isait

Kliko per me shume info

Një debat i ashpër ka lindur mes artistëve për prishjen e Teatrit Kombëtar. Drejtori i ri i Teatrit të Kukullave, Erion Isait doli hapur pro prishjes së teatrit, ndërsa Gentian Zenelaj e akuzoi se për shkak të politikës ai ishte i detyruar të gëlltiste gjëra që nuk duheshin dhe i kërkoi që të mos bëhej marionetë e komanduar e politikës.

Pas këtyre akuzave Erion Isai sqaroi qëndrimin e tij duke thënë se është pro një teatri të ri, që t’u përgjigjet kërkesave të komunitetit dhe se mendimi ndryshe, nuk bën as njërin dhe as tjetrin dele të zezë apo të bardhë.

Kliko per me shume info

Por debatin e vijoi aktori Julian Deda, i cili në një reagim të ashpër, e akuzoi Erionin se ka bërë fushatën e partisë socialiste, për t’u bërë drejtor. Në një status të publikuar në Facebook i drejtohet Erion Isait kështu:

“Mirësevini në pushtetin e Çuçkave.
Para se të bëhej drejtor.
Bëri gjithë fushatën në një vend skajor të Shqipërisë. I përulur para partisë mëmë dhe të
dërguarës për deputete zone. E bëri me lekët e veta, ose pa marrë asnjë lek. I vetmi
shperblim që priste, ishte ta bënin diku drejtor në ndonjë qoshe. Mirëpo ata të partisë nuk
po kujtoheshin për të, më saktë e harruan fare. Në këtë moment, ky harabel i lumtur
socialist u nervozua dhe në shenjë proteste ndaj të vetëve u rreshtua në krah të aktorëve
për të mos prishur teatrin. Madje oborreve i shante këta të partisë, por mesa duket nuk i
paska sharë se paskan dashur të prishin teatrin, por sepse nuk e kishin mbajtur fjalën për t’i
dhënë post.
Tani që u bë drejtor del e thotë, “le të prishet Teatri”. Madje i quan karagjozë ata që flasin
dhe mendojnë lirshëm dhe drejtë. I quan karagjozë kolegët e tij.
Sa po qesh. Po çfarë kolegësh i ke ti ata mor çun? Që t’i kesh kolegë duhet të jesh si fillim
aktor, pastaj hajde se flasim për kolegë. Nejse, me ç’po shoh karrigia e drejtorit duhet të
ketë ndonjë gjë si të ngritur aty te ulësja, se s’ka mundësi të ndryshojë njeriu kështu. Hajt,
se je i vogël, kur të rritesh do zësh mend, do i shohësh filmat dhe më në fund do i
kuptosh”!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.