Kujdes, këto pije shkaktojnë kancer në gji

Soft

Nivele të larta të sheqerit të gjetura në pijet e gazuara dhe në ushqime si keçapi, mund të shkaktojnë kancerin në gji, thonë shkencëtarët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shkencëtarët amerikanë ushqyen disa minj me dietë perëndimore dhe pretendojnë se gjetën nivele të rritura të shansit për zhvillimin e tumorit në gji dhe një mundësi më të madhe që kanceri të shpërndahet edhe në mushkëri.

Për ta bërë studiumin e tyre ata morrën disa minj, të cilët i ushqyen me sukrozë, një përbërës që shtohet në pijet e gazuara dhe në lëngje – gjithashtu edhe në mishin e përpunuar dhe keçapin, transmeton GazetaExpres.

Gjatë studimit të tyre, shkencëtarët gjetën nivele të rritura të shansit për zhvillimin e tumorit në gji dhe një mundësi më të madhe që kanceri të shpërndahet edhe në mushkëri.

Minjtë të cilëve iu dha dieta pa sheqer, treguan se kishin më pak gjasa për të zhvilluar kancer, përfunduan shkencëtarët.

ME TE LEXUARAT