Konsumi në krizë/ INSTAT: Shitjet e bizneseve në stanjacion

Shqiptarët duket se kanë shtrënguar rripat dhe nuk po shpenzojnë më për konsum. Instituti i Statistikave raportoi se shitjet e bizneseve në tremujorin e parë të vitit u rritën me vetëm 1.5 për qind krahasuar me të njëtën periudhë të një viti më parë, çka përbën një nga rritjet me të ulëta gjatë viteve të fundit.

Të dhënat e detajuara tregojnë se shitjet kanë qenë në stanjacion thuajse për të gjitha llojet e produkteve, çka dëshmon se kriza e konsumit në ekonomi është e gjerë dhe qytetarët kanë shtrënguar shpenzimet, qoftë për ushqimet bazë, qoftë për artikujt jo ushqimorë.

Kliko per me shume info

“Grupet të cilat kanë ndikuar janë: grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” +0,1 pikë përqindje, grupi “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” +1,2 pikë përqindje dhe grupi “Tregti me pakicë e Hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” +0,2 pikë përqindje,” raportoi INSTAT.

Indeksi i shitjeve në tregtinë me pakicë, është treguesi më i afërt që mat konsumin në ekonomi. Rritja anemike e këtij indeksi tregon se bizneset po fitojnë më pak, ndërkohë që qytetarët nuk blejnë.

Tremujori i parë i këtij viti, pason katër tremujorë të tjerë me rritje minimale të shitjeve. Që nga tremujori i parë i vitit 2017, shitjet me pakicë në ekonomi janë rritur në një rang nga 1.1 për qind deri në 2.5 për qind. Kjo është seria më e gjatë me rritje anemike të shitjeve në ekonomi, duke sinjalizuar për një krizë të gjerë konsumi.

Rritja e dobët e konsumit lidhet direkt me rënien e të ardhurave të qytetarëve. Prej disa vitesh rrogat në ekonomi nuk rriten, si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat, ndërkohë që kostoja e jetesës vazhdon të shtrenjtohet. Kjo i ka detyruar qytetarët që të ulin blerjet dhe të shpenzojnë më pak për konsum.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.