Klajdi Haruni feston ditëlindjen, Flori dhe Bruno emocionojnë me urimet

Klajdi Haruni këngëtari i njohur shqiptar ka festuar ditëlindjen në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Ai feston 30 – vjetorin e lindjes dhe ashtu siç pritej, në festën e tij morën pjesë disa nga miqtë e tij më të mirë, ku bashkëpunëtorët e Threedots u bënë kryefjala e festës duke kënduar e uruar veçanërisht mikun e tyre.

Kliko per me shume info

Urimet e Florit dhe Brunos nuk kanë munguar as në rrjete sociale dhe që të dy kanë postuar të njëjtën foto ku duken të lumtur e të qeshur bashkë me Klajdin.

“Kohët e vështira na bëjnë dhe më të fortë, kohët me lumturi si sot na motivojnë… Gëzuar ditëlindjen vëllai im… Me fat që të kam” – ka shkruar Flori Mumajesi në urimin e përzemërt për mikun e tij.

Ndërkohë edhe anëtari tjetër i Threedots Bruno ka uruar mikun e tij duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen shpirti im. Jam me fat që je pjesë e jetës time”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.