Kim Kardashian kthehet për herë të parë në Paris pas grabitjes së bujshme dhe ja çfarë ka bërë nga frika

Kliko per me shume info

Kanë kaluar gati 2 vite që nga ngjarja e bujshme kur Kim Kardashian iu grabitën bizhuteritë e saj pas një sulmi nga disa persona me maska në një hotel në Paris.

Pas kësaj ngjarje Kim është rikthyer dje për herë të parë në kryeqytetin francez, ku ndoqi sfilatën e modës pranverë/verë 2019 të Louis Vuitton për meshkuj, stiluar nga miku i saj dhe i Kanye-s, Virgil Abloh. Ajo u shfaq e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Kanye West, por edhe nga motra e saj Kylie Jenner dhe i dashuri i saj Travis Scott.

Kliko per me shume info

Një burim i afërt pranë 37-vjeçares tha se ajo kësaj radhe është treguar shumë e kujdesshme dhe për çudinë e të gjithëve ajo e kishte hequr edhe rrethin e martesës me gurë gjigand që ia ka dhuruar Kanye nga frika se mund t’i përsëritej historia e para dy viteve. Ajo e kishte zëvendësuar atë me një rreth të thjeshtë dhe menjëherë ra në sy mungesa e unazës së saj me gurin gjigand që nuk kalon pa u vënë re.

Sipas thashethemeve Kim nuk mban më bizhuteri në shtëpi dhe bizhuteritë e saj më të shtrenjta i përdor vetëm për shfaqjet.

“Ajo nuk i përdor bizhuteritë e shtrenjta çdo ditë, kështu që nuk ka kuptim që ti mbajë ato shtëpi. Kim po përpiqet të eliminojë sa më shumë shqetësime që të jetë e mundur”, mësohet të ketë thënë një burim për “People”.

Duke pasur parasysh ngjarjen e pakëndshme që i ndodhi rreth dy vite më parë në Paris është mëse i kuptueshëm vendimi i Kimi-t për të mos përdorur asnjë bizhuteri gjatë vizitës së saj në Paris.

Në tetor 2016 Kim u përball me një përvojë të tmerrshme kur teksa u zgjua në apartamentin saj në Paris pa 5 burra të maskuara para saj. Banda e kërcënoi nënën e tre fëmijëve dhe arriti të rrëmbente bizhuteritë e saj që shkonin në një vlerë prej 10 milionë dollarë.

Pas kësaj vjedhje Kim deklaroi se nuk do të shkonte më në Paris, mirëpo me sa duket ndodhi krejt e kundërta.

“Vajza ime e madhe ka pizhame me Kullën Eifel mbi to dhe ajo gjithmonë kërkon që të shkojmë aty. Dhe unë do ta bëj një ditë. Do të jetë e vështirë, por do ta bëj për të. Por unë nuk dua që kjo të ndodh shumë shpejt”, mësohet të ketë thënë Kim pak kohë më parë.

Mirëpo ka qenë java e modës në Paris që e ktheu Kim-in sërish në kryeqytetin francez. Ajo u shfaq në këtë event të rëndësishëm të modës e veshur me një këmishë të gjatë ngjyrë blu të ndritshme dhe një palë sandale të zeza. Kim flokët kishte zgjedhur t’i linte të lëshuara teksa ato valëzoheshin mbi shpatullat e saj.

Po me aq stil ishte veshur edhe motra e saj e cila ra në sy me veshjen e saj të verdhë neon.

Mediat shkruan gjithashtu se Kim përveçse nuk kishte marrë me vete asnjë bizhuteri të shtrenjtë, ishte siguruar që të kishte me vete një personel të lartë sigurie me mbi 10 persona, të paktën të dukshëm sepse thuhet se ka pasur dhe mbrojtje nga persona të veshur civilë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.