Kërcënim me bombë në Londër

Bota

Stacioni Charing Cross në Londër është evakuar mëngjesin e sotëm rreth orës 6:30 në kushtet e një kërcënimi terrorist, pasi një njeri që pretendonte se kishte një bombë hipi mbi shina.

Kaosi pushtoi stacionin; udhëtarët u paralajmëruan të largohen nga stacioni dhe tani rutina po kthehet, stacioni po vihet sërish në punë pasi Policia e hetoi incidentin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia britanike tha të premten se kishte arrestuar një burrë në Londër, në stacionin hekurudhor Charing Cross, i cili pretendonte se kishte një bombë.

“Një burrë që pretendonte se kishte një bombë në stacionin e trenit Charing Cross u arrestua”, njoftoi Policia Britanike e Transportit. “Ne jemi duke punuar për ta rihapur stacionin së shpejti”.

Pamjet në rrjetet sociale tregojnë një prani të madhe policësh përfshirë edhe oficerë të armatosur në stacion që kryenin shërbimin në kryeqytet.

Udhëtarët u evakuan nga stacioni pas alarmit që u dha në 6:30 për burrin që pretendonte se kishte bombë dhe kishte hyrë në shina

ME TE LEXUARAT