‘Kam takuar pronarin tënd’, Kasem Hysenbelliu i përgjigjet Veliajt

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në përballjen që pati sot me gazetaren e Fax News Ambrozia Meta, pak pas përplasjes në Komisionin e Edukimit, i përmendi asaj pronarin e televizionit.

Veliaj tha se e kishte takuar atë në dëgjesën e fundit që kishte pasur me artistët, e cila u krye javës që shkoi.

Kliko per me shume info

Në një reagim në rrjetet sociale, drejtuesi i Fax News, Kasem Hysenbelli i ka kujtuar Veliajt bisedën dhe takimin e fundit me të.

Komunikimi i fundit mes të dyve rezulton ai i datëlindjes së pronarit të televizionit, ku nuk ka munguar një urim kortezie nga ana e kryebashkiakut, ndërsa takimi ballë për ballë ka qenë ai në ditëlindjen e gazetarit Bashkim Hoxha në muajin shkurt.

‘Si të kam Kryetar!

Kemi kohë pa u takuar, që në ditëlindjen e Bashkim Hoxhës, ndërsa komunikimi i fundit është urimi për ditëlindjen time.

Teatri s’është problemi im…

Të fala artistëve”, shkruan Hysenbelli në reagimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.