Jul Deda thumbon keq Erion Isain: Karrigia e drejtorit duhet të ketë ndonjë gjë si të ngritur te ulsja

Aktualitet

Çështja e Teatrit Kombëtar ka krijuar përçarje mes artistëve. Paraditen e sotme Gentian Zenelaj dhe drejtori i ri i Teatrit të Kukullave, Erion Isai u përplasën me fjalë pikërisht për këtë çështje.

Nuk vonoi dhe aktoriJul Deda i cili në një status të publikuar në Facebook i drejtohet Erion Isait kështu:

"Mirësevini në pushtetin e Çuçkave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Para se të bëhej drejtor.

Bëri gjithë fushatën në një vend skajor të Shqipërisë. I përulur para partisë mëmë dhe të dërguarës për deputete zone. E bëri me lekët e veta, ose pa marrë asnjë lek. I vetmi shperblim që priste, ishte ta bënin diku drejtor në ndonjë qoshe. Mirëpo ata të partisë nuk po kujtoheshin për të, më saktë e harruan fare. Në këtë moment, ky harabel i lumtur socialist u nervozua dhe në shenjë proteste ndaj të vetëve u rreshtua në krah të aktorëve për të mos prishur teatrin. Madje oborreve i shante këta të partisë, por mesa duket nuk i paska sharë se paskan dashur të prishin teatrin, por sepse nuk e kishin mbajtur fjalën për t’i dhënë post.

Tani që u bë drejtor del e thotë, “le të prishet Teatri”. Madje i quan karagjozë ata që flasin dhe mendojnë lirshëm dhe drejtë. I quan karagjozë kolegët e tij.

Sa po qesh. Po çfarë kolegësh i ke ti ata mor çun? Që t’i kesh kolegë duhet të jesh si fillim aktor, pastaj hajde se flasim për kolegë. Nejse, me ç’po shoh karrigia e drejtorit duhet të ketë ndonjë gjë si të ngritur aty te ulësja, se s’ka mundësi të ndryshojë njeriu kështu. Hajt, se je i vogël, kur të rritesh do zësh mend, do i shohësh filmat dhe më në fund do i kuptosh”!"

ME TE LEXUARAT