Jetonte si fantazëm mes njerëzve, kapet bosi i fuqishëm mafioz

Kliko per me shume info

Një bos dhe trafikant droge, i cili jetoi si fantazmë për t’iu shmangur drejtësisë, është dënuar me 32 vite burg pasi është arrestuar. Ai akuzohet për trafikimin e tonelatave me kokainë dhe kanabis në Britaninë e Madhe.

Kliko per me shume info

Në pranga ka rënë James Mulvey, i cili u mundua të humbte gjurmët nga policia duke ndenjur sa në një vend, në një vend tjetër, për periudha shumë të shkurtra kohe.

 

Bosi i drogës përgjithësisht përdorte identitet të rremë, qëndronte në hotele luksoze dhe pagesat e tyre i bënte herë pas here përmes personave të tretë.

Për shtatë vite rresht ai ka kaluar jetën duke u gdhirë e u ngrysur në hotele. 42-vjeçari me origjinë nga Solihull, i dogji celularët dhe nuk përdorte asnjë pajisje teknologjike, duke e vështirësuar edhe më shumë punën e policisë për ta vënë në pranga.

Pasi u zbulua dhe u arrestua në Lituani, ai u shpall fajtor për dy akuza: për sjellje të kokainës në Angli dhe kontrabandim të kanabisit, midis viteve 2006 dhe 2007.

42-vjeçari u dënua me 32 vjet burg. Ai nuk do të ketë të drejtën për të fituar lirimin e kusht pa përmbushur gjysmën e dënimit.

James kishte ndërtuar një vilë prej 1.5 milionë paundësh pranë Marbellës me pishina të brendshme dhe të jashtme, përfshirë edhe një kinema.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.