“Jap sallën e teatrit me qera”, politikani publikon foton e Hervin Çulit

Aktualitet

Debati i hapur pas sulmit që Hervin Çuli i bëri aktorit Mirush Kabashi, duke thënë se ky i fundit ka marrë rrogën kot për 15 vite, ka sjellë edhe reagimin e deputetit Nard Ndoka.

Në një postim Ndoka ka shkruar se teatrit po i dalin për zot shumë aktorë, duke treguar se edhe ai është në mbështetje të tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sakaq, bashkëngjitur postimit, deputeti ka postuar edhe një foto të drejtorit të Teatrit Kombëtar Hervin Çuli, i cili mban në dorë një letër ku shkruhet: “Jap sallën e teatrit me qera për fejesa, martesa, vakiathe dhe synetllëqe”.

Nard Ndoka ka dalë hapur kundër shembjes së Teatrit.

POSTIMI:

Kinema Partizani, kullë; kinema 17 Nëntori, kullë (bingo).

Premtimi i Ramës: “Do projektoheshin prodhimet e Holliëood-it”!

Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”, kullë.

Teatri Kombëtar, katër kulla!

Me të njëjtën llogjikë për të ngritur një kullë u shkatërrua stadiumi i vjetër Qemal Stafa, që po ashtu si Teatri Kombëtar është një vepër e arkitektit Italian Gherardo Bosio.

Stadiumit për fat të keq nuk i doli njeri përzot, foli Opozita, por vetëm kaq!

Teatrit po i dalin Zot shumë aktorë; çfarë po trondit planin tashmë të miratuar nga Rama!

Unë jam me Robert Ndrenikën!

ME TE LEXUARAT