Italia përfshihet nga tensione të reja politike për komunitetin rom

Bota

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini ka nxitur tensione të reja, duke thënë se kërkon regjistrim të ri të pjesëtarëve të komunitetit rom, duke shtuar se ata që nuk janë italianë më pas duhet të dëbohen.

Pas kritikave të shumta, ai ka thënë se qëllimi i tij i vetëm është që të mbrojë fëmijët e këtij komuniteti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prej kur ka ardhur në pushtet, partia e Salvinit, Liga, së bashku me Lëvizjen Pesë Yjet, ai është fokusuar tejet shumë në çështjen e imigrimit.

Javën e kaluar, ai nuk ka lejuar një anije bamirëse me 629 migrantë të ankorohet në Itali.

Salvini ka tentuar të kufizojë numrin e migrantëve që hyjnë në Itali, duke bllokuar hyrjen e anijeve që shpëtojnë persona nga Libia në territorin italian.

Deklaratat e tij për komunitetin rom janë kundërshtuar nga zëvëndëskryeministri dhe lideri i Lëvizjës Pesë Yjet, Luigi di Maio, i cili e ka bërë të qartë se regjistrimi i tillë është jokushtetues.

ME TE LEXUARAT