Ish-kryeministri: Ja pse Holanda e Franca nuk i hapin bisedimet Shqipërisë

Kliko per me shume info

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpjeguar disa prej arsyeve se pse Holanda është kundër hapjes së bisedimeve të Shqipëri-BE.

Në një intervistë për TvKlan, ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se, në Holandë është bërë problem i madh krimi shqiptar.

Kliko per me shume info

‘Qëndrimet po bëhen të qarta. Gjermania ka vendosur një dekalog kushtesh për hapjen e negociatave ndërkohë që ka miratuar pranimin pa kushte të hapjes së negociatave me Maqedoninë.

Holanda nuk ndalet fare sepse e konsideron të papërgatitur Shqipërinë për hapjen e negociatave.

Nesë Gjermania kalon nga 5 në 10 detyra, reforma zgjedhore, vettingu, ndjekja penale e prokurorëve dhe gjyqtarëve që janë me shkelje gjatë vetingu.

Zhdukja e drogës, ngritja e SPAK-ut, funksionin e Gjykatës së Lartë e asaj Kushtetuese. Kërkohet lufta ndaj korrupsionit, ndëshkimin e funksionarëve të lartë, etj. Nga pesë kushte që kishte Shqipëria nga Këshilli i Minstrave të BE në 2016, sot i janë vendos 10.

Parlamenti holandez me terma ushtarakë të pazakonte në komunikim urdhëron qeverinë e tij të bllokojë hapjen e negociatave. Holanda thotë se duke studiuar raportin e Komisionit Europian, janë të pamjaftueshme për Holandën, që nuk e bën për probleme të brendshme të vetat, por për parimin e standardeve që Shqipëria duhet të plotësohen.

Shqipëria është vendi parë që hapi vizat, pasi krimi shqip nuk ishte problem, por tani është bërë problem i madh.

Franca ishte e prerë për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Për Shqipërinë, krimi është problemi numër 1. Lidhjet e ministrave të qeverisë me njerëz të krimit. Për Francën problem janë azilkërkuesit shqiptarë që janë dy herë më shumë.

Po përpiqen të shpëtojnë Maqedoninë dhe e kanë veçuar Shqipërinë si të pashpresë’, tha ish-kryeministri Sali Berisha në intervistë për TvKlan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.