Incidenti me gruan, Haradinaj kritikon protokollin e aktivitetit për Lidhjen e Prizenit

Kryeministri Ramush Haradinaj është arsyetuar për incidentin e djeshëm në manifestimin e 140-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ku shefi i ekzekutivit doli dhe e tërhoqi nga krahu një zonjë që mori fjalën pa leje .

Kryeministri Haradinaj është i bindur se duke e tërhequr nga krahu prej foltores zonjën nga Shqipëria, u tregua burrështetas.

Kliko per me shume info

Nuk është penduar aspak e thotë se do ta kryente ndryshe nëse në vend të saj do të ishte një burrë.

“Ngjarja e djeshme është protokoll shtetëror. Në atë ngjarje e thërrasim veten edhe shtetet tjera. Është e papranueshme një i paftuar të flasë”, ka thënë kryeministri.

“Aty kenë dy zgjidhje: Ja policia, ja unë. Zot shpie kam qenë”, tha tutje Haradinaj.

Sipas kryeministrit, të qenit grua nuk e bën të falshëm veprimin e zonjës në fjalë. Ai thotë se do ta tërhiqte këdo që futet pa protokoll në ngjarje shtetërore.

“Sa të jem në detyrë kërkush s’më hyn nëpërkëmbë në ngjarje shtetërore. A ke burrë, a ke zojë, a ke fmijë”.

E, Haradinaj është fort i bindur se me tërheqjen e gruas e ka dëshmuar veten si burrështetas. E krahason marrjen e fjalës së zonjës me arrestimin e Gjuriqit.

“Na e kemi arrestu Gjuriqin atje me tregu që jemi shtet, na e kem ndalë Frashër Osekun para grus e fëmijve, e na po e lojmë një grua qaty me na torturu një popull, edhe me thanë i hijshëm i pahijshëm. Pahijshëm kom me e bo”, tha kryeministri.

Ai e pranoi se organizimi nuk ka qenë i mirë, por siç tha Haradinaj, “ata që do të duhej të reagojnë , nuk kanë qenë në nivel të detyrës”. Por, tha se “nëse ish kon burrë, e kisha kry edhe ma ndryshe. Qaty ku qëlloj unë nuk shkelet shteti”, përfundoi arsyetimin e tij.

1 COMMENT

  1. Nuk kam njohuri për personin e gruas e cila u nxor me forcë nga taraku dhe ndihmësit e tij, jashtë lokalit ku mbahej Tubimi përkujtimor për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Por, ky lloj reagimi i Kryeministër zezës, nuk është diçka jashtë normave të sjelljes së tij. Fytyra e tipave si ky tarak, nuk dinë të skuqet, sepse ngjason me shollën e këpucës. Si dihet! Ndofta, ka filluar ta sheh se i ka punët pisk, dhe nuk i mbetet tjetër, pos t’i kthehet profesionit të vjetër, të cilin e ka ushtruar gjatë nëpër “disko- bare” të perëndimit. Po them “disko-bare”, edhe pse ato vetëm emrin e kanë kështu, sepse frekuentohen nga thundrakë të njohur nga organet e rendit të shumë vendeve dhe mund të dyshohet me bazë, se aty kryhen veprime bixhozi, bordelos…etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.