Ibrahimovic jashtë Botërorit, por zbulon favoritët

Ai dëshironte të ishte me çdo kusht në Botëror, edhe pse nuk i dha një ndihmesë Suedisë në kualifikueset, por Ibrahimovic në Rusi do të jetë vetëm si spektator.

Në një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s, ylli suedez i Los Angelos Galaxy ka bërë parashikimet e tij për finalet e këtij Botërori. Në listën e të përzgjedhurve të Ibrahimovic sigurisht që janë Neymar, Messi dhe Ronaldo, edhe pse gjigandi i sulmit veçon Pogba dhe Mbappe.

Kliko per me shume info

“I pari është i shpejtë dhe i fortë taktikisht, i dyti edhe pse ende nuk ka bërë kapërcimin si Top Player, mund ta bëjë këtë Botëror”, shprehet Ibra për Pogba dhe Mbappe.

Ibra shpreh opinionin e tij dhe për skuadrat favorite për fitoren finale të turneut, ku mes tyre nuk ëshë fare Franca: “Spanja, Gjermania, Brazili dhe padyshim edhe Argjentina – thotë suedezi – edhe pse skuadra e drejtuar nga Sampaoli nuk do të jetë mes favoriteve. Padyshim është edhe Suedia. Ka mundur skuadra të rëndësishme në kualifikuese…”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.