I konsumoni çdo ditë por do t’ju përzihet kur të mësoni përbërësit e salçiçeve

Soft

Ato janë një ndër ushqimet më të preferuara nga shqiptarët, sidomos për fëmijët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bëhet fjalë për salçiçet, të cilat konsumohen masivisht jo vetëm në familje por edhe në fast food-e. Mirëpo shumë pak nga ne e dinë se si gatuhen ato.

Ndërsa nga njëra anë salçiçet e paketuara kanë të shkruar një etiketë ku i shkruhen përbërësit, ato të hapurat janë edhe më të rrezikshme pasi ne nuk i dimë përbërësit.

Agroëeb shkruan se në të gjitha rastet, të dhënat e etiketës nuk përfshijnë të gjithë përbërësit e vërtetë.

Madje ai denoncon rastin duke publikuar listën e përbërësve të salçiçeve të zakonshme, me qëllim që konsumatori të kuptojë të paktën se çfarë konsumon.

-Salçiçet kanë në përbërjen e tyre mish, në fakt jo mish si ai që mund të imagjinoni, por pjesët e mbetura të derrit, viçit apo pulës që nuk shiten si mish i freskët. Ky lloj mishi shitet 10 herë më lirë dhe hiqet nga kockat e kafshës me ujë me presion të lartë. Më pas ai shtypet si pastë dhe bashkohet me ujë, kripë, erëza dhe ngjyrues.

-Uji përdoret për të bërë më të butë pastën e mishit.

-Niseshtja është përbërës i të gjitha salçiçeve në treg dhe përdoret për t’ju dhënë atyre volum dhe për të lidhur përbërësit. Në mjaft raste është niseshte patatesh, por edhe drithërash.

-Kripa në një nivel mjaft të lartë, e cila rrit rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe presionit të gjakut si dhe tek fëmijët shfaq obezitetin.

-Qumështi pluhur për t’i shtuar proteina ekstra mishit që nuk ka proteina.

-Nitrat natriumi, i cili gjendet edhe në shumë ushqime të tjera të procesuara dhe është shkaktari kryesor i shfaqjes së tumorit në zorrën e trashë.

-Trifosfate Potasi dhe Natriumi janë kripëra që i japin salçiçeve jetëgjatësi. Nuk dihet sa të sigurta janë por përdoren edhe për jetëgjatësinë e detergjentëve të rrobave si dhe në prodhimin e antifrizës së makinave

ME TE LEXUARAT