I dashuri i Dua Lipës kapet mat me një vajzë tjetër, këngëtarja ka një mesazh për të

Fotot e të dashurit të Dua Lipës në krah të një vajze tjetër pushtuan mediat rozë. Isaac Carew është kapur mat duke u puthur dhe kërcyer me një vajzë tjetër, duke treguar qartë se po tradhëton këngëtaren me origjinë shqiptare.

Ai u kap mat në G-A-Y Late në Londër, ndërkohë që Dua Lipa po performonte. Dhe ylli i muzikës pop i ka dërguar një mesazh të fshehtë Isaac me anë të një postimi në Twitter.

Kliko per me shume info

“Duhet t’i mbash afër miqtë dhe të afërmit, të besosh në veten tënde dhe të ecësh me instinktin tënd,”-shkruajti 22-vjeçarja.”Kurrë mos i lini që të shkojnë njerëzit që janë të ndershëm me ju. Duajini me gjithë shpirt sepse ata meritojnë botën.”

Më pas ajo postoi një tjetër status: “Dashuria është gjëja më e mrekullueshme në botë. Mos kini frikë të dashuroni. Kur nuk shkon siç duhet nuk është fundi, thjesht ndërton të ardhmen tuaj të përsosur. Është duke pritur për ju.”

Dua dhe Isaac u ndanë në shkurt të vitit të kaluar pas një romance 2-vjeçare. Por rindezën romancën e tyre këtë vit kur këngëtarja u nda nga Lany Paul Klein.

Dua publikoi në Instagram një foto të Isaac pasditen e së hënës, duke zbuluar se ishte një foto e janarit të vitit 2015, në ditët e para të takimit të tyre, citon oranews.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.