I bie me grusht tryezës dhe humb qetësinë, kryebashkiakja e Sarandës: S’ka vend për ju qyteti

Kliko per me shume info

Kryebashkiakja e Sarandës, Floriana Koka, ka zhvilluar dje një takim me disa prej shitësve ambulantë të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në shëtitoren e qytetit.

Ajo ka humbur qetësinë ndërsa u ka thënë se asnjëri prej tyre nuk do të lejohet të ushtrojë aktivitetin këtë sezon turistik në shëtitoren e Sarandës.
Vendimi ka ngritur në protestë tregtarët por kryebashkiakja u bëri të qartë se nuk do të tërhiqet nga vendimi.
Gjatë fjalës së saj dhe diskutimit me shitësit, Koka I ka quajtur ata njerëz të llastuar për të cilët nuk ka nevojë qyteti.
Me një ton të lartë dhe duke përdorur ultimatume, kryebashkiakja shihet tek i bie shpesh tryezes me grusht dhe u tregon vendimin shitësve.
Ajo nervozohet shpesh nga përgjigjja e tyre dhe flet me një fjalor që i ngjan dhunës verbale,ndërsa nuk prêt as t’I kthejnë përgjigje.

Kliko per me shume info

Pjesë nga debati

Koka: Kur shet mallra, le të vij tek vendi që është vendosur. Nuk ka vend për njerëz të llastuar në këtë qytet, ka vend për njerëz punëtorë. Të do dalësh fare, se unë e kam marrë këtë vendim, dhe ta pranosh këtë zgjidhje. Qyteti nuk është vendi juaj është vendi i të gjithëve. Prandaj ju kemi bërë atë vend që është mrekullueshëm. Të llastuarit le të rrinë në shtëpitë e tyre.

Qytetarja: Ti ke ardhur dje në qytet.

Koka: Unë erdha dje?!

Qytetarja: A e ke parë atë tregun tonë?

Koka: Atë tregun që e keni bërë paçavure.

Në një moment gjatë debatit në sallë u krijua një kaos i vërtetë aq sa edhe një prej të pranishmëve u ndje keq.

Tregtarët braktisën takimin duke u shprehur se nuk lëvizin nga bulevardi dhe se do të gjejnë forma të tjera deri në grevë urie.

Arroganca e kryetares së Bashkisë Sarandë me tregtarët ambulantë

Kryetarja e Bashkisë Sarandë, Floriana Koka jashtë kontrollit. Ndonëse ka të drejtë në vendimmarrjen e saj për të larguar tregtarët ambulantë nga shëtitorja, arroganca e saj në këtë komunikim publik është e qortueshme. Për fat të keq në Shqipëri edhe femrat në poste publike, kanë po të njëjtat huqe si meshkujt barkderra e kokëboshë që marrin shpesh vendime për qytetarët. Shihni pamjet që flasin më shumë se cdo fjalë tjetër. #ArgjiroLajm.net

Gepostet von ArgjiroLajm.net am Donnerstag, 21. Juni 2018

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.