Humbja e Gjermanisë, Hummels dhe Kroos kritikojnë ekipin por edhe trajnerin

Kliko per me shume info

Për të parën herë pas 36 viteve skuadra përfaqësueses gjermane ka humbur ndeshjen hapëse të Kupës së Botës. Skuadra e Jogi Low është mposhtur 1-0 nga Meksika, me golin e vetëm të takimit të shënuar nga Lozano. Më poshtë keni deklaratat e gjermanëve në fund të takimit.

Mats Hummels: “Kemi luajtur si ndaj Arabisë Saudite, vetëm se ndaj një kundërshtari më të fortë. Kemi folur për disa gjëra, por nuk i kemi vënë në praktikë. Meksika ka fituar me merito. Ia kemi bërë shumë të lehtë punën. Kur luajnë shtatë-tetë veta në sulm, është e qartë se do të kemi probleme në prapavijë. Ndihesha i vetëm me Boateng. Nuk e kuptoj pse kemi luajtur kështu sot.”

Kliko per me shume info

Toni Kroos: “Nuk kemi bërë asgjë në pjesën e parë. Nuk gjenim zgjidhje. I kemi lejuar shumë hapësira ndërsa në pjesën e dytë ishim më mirë. Meksika u lodh dhe kishim më shumë hapësira. Por nuk shënuam. Tani jemi nën presion, duhet të fitojmë ndaj Suedisë.”

Joachim Low: “Starti ka qenë i dobët. Tani duhet të fitojmë ndeshjet e mbetura. Jam i bindur se di t’ia dalim. Një situatë të tillë nuk e kemi përjetuar ndonjëherë. Duhet ta kalojmë këtë pengesë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.