Horror në Durrës, dy djemtë e rinj nxjerrin nga deti një trup të pajetë

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në plazhin e Golemit në Durrës.

Një i moshuar rreth 75 vjeç është nxjerrë i pajetë në breg.

Sipas dyshimeve paraprake, i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale pasi ka pësuar infarkt gjatë kohës që ka qenë brenda në ujë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Trupi i pajetë është nxjerrë jashtë nga dy të rinj të cilët kanë rrëfyer ngjarjen e tmerrshme.

Sipas dëshmitarëve, dhe policia ka mbërritur ende në vendngjarje, ndërkohë që pritet të vijë ambulanca të marrë kufomën.

Në videon e siguruar, viktima është mbuluar me peshqir dhe gjendet i shtrirë në rërë.

Dëshmitarët nga vendngjarja raportojnë:

U gjet nje i mbytur ne Golem, Durres, as ambulanca as policia ska ardhur akoma.

Dukej rreth 75 vjec dhe mendohet se i ka rene infarkt ne uje, se nuk ishte shume ne thellsi, e nxorren 2 cuna.”

ME TE LEXUARAT