Haradinaj rizgjedhet në krye të AAk-së, Ruçi urime të përzemërta

Kosovë&Rajon

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi uroi kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, për rizgjedhjen e tij në krye të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kryeparlamentari vlerësoi AAK-në si një parti të lirisë së Kosovës dhe Haradinajn për kontributin dhe lidershipin e shfaqur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Përgëzime Haradinaj, për rizgjedhjen tuaj si kryetar i AAK-së. Kjo është një parti e lirisë së Kosovës dhe rizgjedhja juaj është një vlerësim për kontributin dhe lidershipin tuaj. Haradinaj është një luftëtar i çlirimit, kontribuues i paqes dhe bashkë-ndërtues i Kosovës demokratike”, tha Ruçi në mesazhin e tij.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuvendin e tetë zgjedhorë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, mbajtur ditën e djeshme është rizgjedhur kryetar i këtij subjekti politik edhe për një mandat katër vjeçar.

ME TE LEXUARAT