Gomonia e fuqishme në Darzezë erdhi nga Italia. Policia kreh zonën në kërkim të trafikantëve

Kliko per me shume info

Një gomone është gjetur e braktisur në Darzezë të Fierit pak para mesnatës së djeshme. Sipas të dhënave të para, gomonia është pikasur nga radarët dhe i është afruar bregdetit të Darzezës ku ka ngecur për shkak se i ka mbaruar karburanti. Më pas trafikantët janë larguar në pyll për të mos u kapur nga policia.

Kliko per me shume info

Gazetari Ervis Kuci raportoi për “BalkanWeb” se policia është ende në zonë që prej natës së kaluar dhe po kreh vendin për të gjetur gjurmë për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve.
Gomonia rreth 12 metra e gjatë me dy motorë nga 300 kuaj fuqi secili ka qëndruar deri në orët e para të mëngjesit në plazhin e Darzezës dhe më pas është marrë nga forcat e Guardia di Finanza dhe Policia Kufitare Shqiptare. Sipas hetimeve të para dyshohet se gomonia kishte ardhur nga Italia për t’u ngarkuar me drogë në bregdetin shqiptar dhe më pas për t’u kthyer sërish por është pikasur nga policia, çka ka çuar në dështimin e trafikut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.