Gjykata e Tiranës rihap dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit

Gjykata Penale e Tiranës ka pranuar kërkesën e ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhia për rihapjen e dosjes ‘Hajdari’.

Kliko per me shume info

Në seancën e kaluar, Gjykata kërkoi nga Prokuroria të sjellë dosjen hetimore për çështjen. Izet Haxhia tha në seancën e kaluar se nuk është njoftuar në atë kohë për dënimin e tij dhe i është rrezikuar jeta, por Prokuroria ka publikuar shkresat dhe u shpreh se Izeti është njoftuar. Ai kërkoi sërish ballafaqim me Sali Berishën.

“Unë kam ardhur këtu që të dëgjohem. Nga 90’ deri 98’ jam dëshmitar i shumë ngjarjeve që i ‘djegin’ Sali Berishës. Dua një ballafaqim me Sali Berishën”- tha Izet Haxhia në seancën e kaluar.

Haxhia është dënuar me 25 vite burg nga gjykatat shqiptare për vrasjen e Azem Hajdarit në 12 shtator 1998, akuzë që ai e mohon ndërsa gjykimin e cilëson të padrejte pasi është bërë në mungesë.

Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kërkesa të vazhdueshme në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha.

Për 12 vjet me radhë gjykata turke kishte urdhëruar thjesht që ai të mos largohej jashtë vendit, ndërsa në shkurt të këtij viti befas u mor vendimi që ai të ekstradohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.