Gjykata e Kukësit ka liruar një nga katër protestuesit e “Rrugës së Kombit”.
Xhevahir Gashi është protestuesi i liruar sot, ndërkohë, pritet të nisë seanca për tre të tjerët.
Kujtojmë se pas protestës së dhunshme të qytetarëve kuksianë për vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit u arrestuan 23 persona.
Protesta u zhvillua më 31 mars e cila përshkallëzoi deri në djegien e pikave të pagesës së taksës.