Gjermani 2-1 Suedi, notat e lojtarëve

Sport

Gjermania ka fituar në fund të ndeshjes me rezultatin final 2-1 ndaj Suedisë në ndeshjen e dytë të Grupit F në kuadër të Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Panzerët kanë arritur ta marrin në fund një fitore shumë të vuajtur ndaj Suedisë, fitore e cila i la në garë për kalimin tutje nga grupi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Golat në këtë ndeshje për Gjermaninë u shënuan nga Marco Reus (48′) dhe Toni Kroos (90+), ndërsa për Suedinë shënoi Ola Toivonen (32′).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht shënuesi i golit të fitores, Kroos, i cili u vlerësua me notën 8.7.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësi Jerome Boateng që u vlerësua me notë 5.5.

ME TE LEXUARAT