Gazetarja shqiptare rrëmbehet në Prishtinë? Policia e Kosovës sqaron ngjarjen
Policia e Kosovës hedh poshtë lajmet e shpërndara për rrëmbimin e një gazetareje të RTSH-së në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar se raportime të tilla nuk qëndrojnë dhe se dyshimet kanë qenë të bazuara në faktin se vetura e gazetares në fjalë ka qenë afër një vajze tjetër, e cila dyshohet se është rrëmbyer.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“S’ka të bëj me të fare, ka qenë një rrëmbim, një vajzë, janë ardhë e kanë marrë, ama ajo lidhet vetëm pse ka qenë një veturë e saj afër kemi dyshuar se mos është e saj mirëpo nuk ka të bëj fare me gazetaren në fjalë”, bëri të ditur Ahmeti për Lajmi