Gafurr Mazreku qytetar nderi, reagon Meta: Provokim i panevojshëm

Reagime te sumta ka sjelle vendimi i Këshillti Bashkiak te Hasit qe shpalli të henen Gafurr Mazrrekun “Qytetar Nderi”, me motivacionin “Personalitet Intelektual, në kontributin e pashoq në Pushtetin Vendor”.

Ky vendim u shoqërua me reagime nga këshilltarët e djathtë në Has, por më pas edhe nga vetë Kryeministri Rama, i cili në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e ka quajtur një turp propozimin e këshilltarëve të majtë, duke u shprehur se ky propozim nuk duhej të kishte ardhur asnjëherë.

Kliko per me shume info

Tashmë ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta, i cili me anë të një deklarate për mediat thotë se çdo akt që prodhon konflikt duhet dënuar. “Vendimi i këshilltarëve të Hasit është një provokim i panevojshëm. Dekorimi i personave të dënuar nuk përputhet me standardet demokratike”, thotë Presidenti.

Në historinë shqiptare Gafurr Mazrreku njihet si i vetmi njeri që ka shkrehur një armë në ambientet e Parlamentit. Ishte viti 1997 kur Mazrreku, deputet i Partisë Socialiste, qëlloi në drejtim të rivalit të tij demokrat, Azem Hajdari, duke e plagosur atë.
Për këtë u dënua me 8 vjet burg, ndërsa 21 vjet më pas nderohet nga Këshilli Bashkiak i Hasit, ku votimi kundërshtohet nga këshilltarët e djathtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.